top of page
123.jpg

“Kosovo Calling” shpërfaq tragjedinë e pasluftës nëpërmjet komedisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2017
  • 1 min read

Kur një komunitet mëton të gjejë kuptimin e jetës pas një tragjedie të rëndë, shakaja bëhet pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi.

Sfidat e përditshme tejkalohen më lehtë kur njerëzit gjenden para situatave të pazakonta me një dozë humori. Lufta e fundit në Kosovë është e qartë se ka lënë shumë pasoja tek secili që ka përjetuar nën lëkurë dhimbjen, humbjen e largimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tragjikomedia duket se ka qenë mënyra më e mirë për skenaristin Jeton Kulinxha e regjisorin Eki Rrahmani që ta pasqyrojnë këtë situatë.

“Kosovo Calling” është filmi i parë fiktiv i metrazhit të gjatë që e ka realizuar. Ai njihet për dokumentarët që deri më tani ka realizuar në bashkëpunim me “Al Jazreera”.

Ky projekt filmik, që nisi si film i shkurtër i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2013, do të zgjerohej më pas për të marrë formën e filmit të gjatë.

Në këtë film luajnë edhe Ardian Morina, Arbëneshë Nixha, May-Linda Kosumoviq, Anisa Ismaili, Shkëlzen Veseli e Petrit Çarkagjiu. Ky i fundit bashkë me Armend Xhaferin e kanë bërë edhe muzikën e filmit.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page