Ky është çarçafi me të cilin është mbështjellur Jezusi pas torturës (Foto)
- rilindjashqiptare
- Jul 19, 2017
- 1 min read

Ekspertët kanë pohuar se çarçafi apo mbështjellësi i Torinos është i ngjyrosur me gjakun e viktimës që është torturuar, duke mbështetur pretendimet se ky mbështjellës është përdorur për të varrosur Jezusin, transmeton gazetametro.net
Ata thonë se çarçafi, besohet të ketë qenë përdorur për të mbeshtjellur trupin e Krishtit pas kryqëzimit, gjithashtu çarçafi përmban nanogrimcat të cilat nuk janë tipike për gjakun e një personi të shëndosh që s’ka ndonjë plagë.

Gjetjet e dyshuara, kundërshtojnë pretendimet se fytyra e Jezusit është pikturuar nga falsifikatorët në kohët mesjetare.
Elvio Carlino, një studiues në Institutin e Kristalografit në Bari, Itali, thotë se grimcat e vogël zbulojën vuajtje të mëdha “të një viktime”.
Këto grimca kishte një “strukturë të veçantë, madhësinë dhe shpërndarjen, “shtoi profesori i Universitetit të Padua, Giulio Fanti.

Ai thotë se gjaku përmban nivele të larta të substancave të quajtura ‘kreatininës’ dhe ‘ferritinës’, të cilat gjenden në pacientët që vuajnë tortura nga përdorimi i forcës dhe dhunës.
Profesor Fanti tha: “Prandaj, prania e këtyre ‘nanoparticles’ biologjike të gjetura gjatë eksperimenteve tona tregojnë për një vdekje të dhunshme, që përfundoi në Torino.”
‘Mbështjellësi i Torinos’ me masa rreth tre metra gjatë dhe një i gjerë përmban një imazh paksa me njollat e një njeriu që të krishterët besojnë dhe e përshkruajnë si Jezusin.

Comments