top of page
123.jpg

Përse dashurohemi më lehtë gjatë verës?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 20, 2017
  • 1 min read

Gjatë verës, dashurohemi më shpesh dhe me lehtë, jo vetëm sepse dalim më shumë, shkojmë me pushime e takojmë njerëz të rinj, ka arsye të tjera… Thuajse e gjithë atmosfera përreth nesh, ndryshon.

Netët e verës mbushen me magjinë e bisedave e të të qeshurave.

Ditët janë më të gjata e të shndritshme. Mendja është më e qetë dhe hormonet janë gjithnjë të gatshme për ‘t’u hedhur’ në sulm. Pra, në gjithë këtë atmosferë, mjafton fare pak që të ndizen shkëndijat.

Kjo është periudha klasike e shkëmbimit të shikimeve që ndodhin edhe mes mushkonjave të qytetit, edhe në paqen e pushimeve të fshatit.

Gjatë dimrit jemi të përfshirë në aktivitetin e përditshëm dhe i fokusojmë të gjitha energjitë aty, te detyrimet e rregullat që na imponon shoqëria.

Gjatë verës, kufijtë e rregullave sikur fshihen dhe nevoja për të qenë të shkujdesur, rritet. Por, për ta thënë shkurt, hormonet janë ato që ndikojnë më shumë në dashuritë e verës. Orët më të gjata të dritës bëjnë që të prodhohet një sasi më e lartë testosteroni.

Ky proces lehtëson interesin reciprok dhe rrit dëshirën mes (pothuajse) partnerëve.

Një studim ka treguar se stina kur dëshira seksuale është më e ulët, mbetet dimri

Vetëvlerësimi është gjithashtu një element i rëndësishëm. Meqenëse gjatë verës ndihemi më të bukur dhe kemi më tepër kontakt me trupin tonë, bëhemi më miqësor me veten dhe interesat na rriten.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page