top of page
123.jpg

Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 20, 2017
  • 1 min read

Hulumtimet tregojnë që gjithnjë e më shumë femra, të cilat janë të bukura, kanë stil, karrierë, mirëpo për ndonjë arsye nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen e gjinisë së kundërt, por vetëm shikime, buzëqeshje, komplimente dhe çdo gjë këtu përfundon.

Ekspertët francezë thonë se problemi pikërisht qëndron te “pispillosja” e damës, sepse rezultatet e hulumtimit tregojnë që meshkujt nuk bien më në gracën e takave të arta, frizurave moderne, veshjeve me stil, grimit.

Me shikimin e këtyre super bukurosheve “ngopen” për çdo ditë nëpër revista, televizione, rrugë, andaj kanë filluar ta kthejnë vëmendjen te bukuria e fshehur, sharmi, feminiteti, shikimi, mirësjellja…

Shumica e meshkujve thonë se femrat janë bërë të painteresuara dhe refuzuese, “shigjetojnë” me shikim në vend që t’i përkëdhelin, andaj shumë shpejt heqin dorë nga interesimi për to, transmeton Telegrafi.

Po qe se shfaqin interesim, shpesh pendohen kur dëgjojnë përgjigjen e vrazhdët që në takimin e parë.

Shumica e femrave me sjellje të tilla dërgojnë sinjale të qarta që nuk dëshirojnë ta kenë afër mashkullin. Dhe “rezultati” i gjithë kësaj është që me kalimin e kohës bukuroshet bëhen të “pikëlluara”, sepse meshkujt kaherë i lënë anash, ndërsa vitet i kalojnë në vetmi.

Duke e pritur princin imagjinar, të përsosur në kalë të bardhë, femra shpesh nuk e vëren dashurinë që ia fron mashkulli i zakonshëm, sepse nuk është e vetëdijshme që pikërisht me ndonjë të tillë do të kishte mundur të përjetonte dashurinë e vërtetë. /Telegrafi/


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page