top of page
123.jpg

Si të ruhemi nga dehidratimi?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 21, 2017
  • 1 min read

Studime të shumta kanë hedhur poshtë idenë se çdo njeri duhet të pijë 8 gota ujë në ditë, pasi kjo gjë varet si nga gjinia, mosha, pesha dhe kërkesat e një individi për lëngje.

Megjithatë shumë prej nesh nuk plotësojnë kërkesat e organizmit për ujë duke përfunduar të dehidratuar pa ditur gjë.

Nëse vëreni të përjetoni një apo më shumë nga shenjat e mëposhtme duhet të dini se trupi juaj po thahet për një pikë ujë !

1. Goja juaj është e thatë dhe fryma mban erë të rëndë .

2. Lëkura është e thatë

3. Skuqje, dhimbje dhe tharje sysh.

4. Urina ka ngjyrë të errët

5. Keni probleme me aparatin tretës, keni vështirësi në jashtëqitje. (zorrët tuaja janë të dehidratuara duke e bërë të vështirë lëvizjen e tyre).

6. Përjetoni dhimbje kyçesh. Kyçet dhe artikulacionet e trupit janë të përbëra nga 80 për qind ujë. Mungesa e ujit në organizëm bën që këto të fundit të dhembin dhe të kërcasin.

7. Marramendsh dhe lodhje. Marramendja dhe lodhja mund të kenë shumë shkaqe, por dehidrimi mund të jetë një prej tyre.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page