top of page
123.jpg

Nesër ditë më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 22, 2017
  • 1 min read

Mot i nxehtë dhe temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë Ballkanin. Është paralajmëruar se dita e nesërme, 23 korrik, do të jetë më e nxehta e javës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe mos dalin nga shtëpitë. “Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Situata do të jetë e ngjashme edhe në Shqipëri prandaj edhe këshillohet mosekspozimi në diell gjatë pikut të temperaturave.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page