top of page
123.jpg

A e dini sa gjatë mund të mbijetoni pa ujë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 24, 2017
  • 1 min read

Një njeri mund të jetojë pa ushqim për më shumë se tri javë, por uji është një muhabet tjetër.Të paktën 60% e trupit të një të rrituri përmban ujë, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë për ujë që të vazhdojë funksionimin.

Uji vepron si një lubrifikant për nyje, rregullon temperaturën e trupit tonë përmes djersitjes dhe frymëmarrjes, dhe çka jo tjetër, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një person mund të mbijetojë pa ujë duket se është vetëm një javë. Koha do të jetë më e shkurtër sigurisht nëse ndodheni në kushte të vështira, të tilla si temperatura shumë të larta.

Kufiri i një jave bazohet në vrojtimet e njerëzve në fund të jetës së tyre, kur marrja e ushqimit dhe ujit kishte ndaluar, thotë Randall K. Packer, një profesor i Biologjisë në Universitetin Xhorxh Uashington.

Megjithatë, një javë është koha maksimale. Tre deri në katër ditë është koha e zakonshme që një njeri mund të mbijetojë pa ujë.


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page