top of page
123.jpg

‘Gjyshja e çmendur’, 88-vjeçarja hidhet me parashutë (VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 1, 2017
  • 1 min read

Kjo gjyshe nuk e lejon moshën e vjetër që ta ndalojë nga të qenit një guximtare. Maire Hollo ka vendosur “hedhjen me parashutë” në listën e saj të dëshirave të realizuara.

88-vjeçarja nga Kanadaja, e cila e përshkruan veten si një ‘gjyshe e çmendur’, është hedhur me parashutë javën e kaluar në Parachute School of Toronto.

Ajo është shprehur që kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme që ia ka vlejtur.

“Ishte e mrekullueshme, aq qetë dhe bukur atje,”-ka thënë Hollo për InsideEdition.com.

“E kisha në mendje për ta realizuar shumë kohë më parë. Dhe mezi por prisja për këtë moment të paharrueshëm.”

Hedhja me parashutë është vetëm një nga bëmat e guximshme të saj. Në moshën 84-vjeçare është ngjitur në ndërtesën më të lartë në Toronto.

Dhe në të ardhmen Hallo do që të marrë pjesë në një garë me makina. Në moshën 90-vjeçare dëshiron që reperi i famshëm Pitbull të jetë i pranishëm, por familja e saj nuk është e sigurtë nëse do ti realizohet kjo dëshirë.

“Nuk jeni kurrë të vjetër për të bërë gjërat që dëshironi të bëni.”


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page