Studentët kosovarë shohin vendin e djegies së njerëzve nga Hitleri (Foto 18+)
- rilindjashqiptare
- Jul 31, 2017
- 2 min read

Shumë të rinjë nga Kosova, janë duke marrë pjesë në në evenimentin 'Dikh hema ma bister' (Shiko dhe mos harro), i cili po mbahet në Krakovë të Polonisë.
Ky eveniment i cili organizohet për çdo vit në këtë vend ka për qëllim që t'i edukujoë të rinjët e t'i mësoj më shumë rreth asaj se çfarë kanë përjetuar romët disa vite me parë.
Në mesin e dhjetra kosovarëve janë duke marrë pjesë edhe shumë studentë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.
Me një sallë të mbushur plotë, e në mes lotësh ata kane dëgjuar rrëfimin e një të moshuari, i cili i ka mbijetuar kampit të Francës.
Raymond Gureme, tregoi se si plotë 11 herë i ka shpëtuar vdekjës nga kampet e ndryshme të cilat janë organizuar nga nazistët.
'Mos u dorëzoni kurrë, mos ju gjunjëzini askujt, mos hezitoni të tregoni se cfarë jeni, dhe asnjëherë mos bëni për atë se çfarë nuk jeni', ishte mesazhi i Guremës për studentët.
Ndërkaq së bashku me të, studentët udhëtuan për ta parë nga afër muzeun e Auschëizit.
Ata u shokuan se çfarë panë.
Denis Galushi i cili është gazetar në Radio Kosova, tregoi për Express se për të është hera e parë që viziton këtë muze.
"Holokausti i bëri romët më të fortë' ishte artikulli im i parë që e kam shkruar para se ta vizitoja këtë vend. Sot po e përsëriti që romët janë më të fortë sepse kulturen, gjuhën, himin e historinë e kanë të gjallë edhe pse është tentuar të zhduket nga të tjerët më parë, tha Galushi për Express.
Ndërkaq Gazmendi Sallijevic, në asnjë moment nuk arriti t'i ndalojë lotët kur i pa fotografitë e femijëve të vdekur.
'Dhimbjet që ata i kanë përjetuar unë sot i kam ndje. Zërat e fëmijëve më kanë japur fuqi me luftu për ardhmëri, tha Sallijevc për Express.
Njëri ndër organizatorët e këtij udhëtimi nga Kosova, Avni Mustafa, ndihet i lumtur që ka arritur t'i mbledh tash e disa vite qindra studentë të e t'i dërgojë në Auschëic.
'Organizata jonë 'Advacing together', ka pasur për qëllim dhe obligim t'i mbledhin disa të rinjë rome dhe jo romë nga Kosova për ti parë për më së afermi se me çfarë janë ballafaquar romët gjatë holokaustët, që të mësojmë nga ajo dhe ne si shoqëri në tërësi të kontribojmë për ndryshime, shtoi Mustafa për Express.
Historiku i Auschvicit:
Kampi Auschëitz-Brikenau ka qenë kampi naizst më i rëndësishëm i vdekjës. Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin më të madh të vdekjës. Sovjetikët zbuluan rreth 7 mije persona ende të gjallë në kamp. Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1.1 milion kanë vdekur në Auschëic, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulun nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. Fillimisht Auschëic ka qenë kamp përqendrimi për 10 mijë persona, pastaj u shndërrua në uzinë shfarosje, dhe u shtri deri në tri kilometra, u pajis me dhoma gazi të lidhura me krematoriume.










コメント