top of page
123.jpg

Dyfishohet numri i femrave, të cilat vuajnë nga taket e larta

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 3, 2017
  • 1 min read

Rastet e dhimbjes së fortë në mes të gishtave të këmbëve, e quajtur nevroma e Mortonit, ose neuralgjia interdigjitale, është rritur në mesin e femrave prej 40-69 vjeçare për 115 për qind që nga viti 2004, sipas të dhënave të qendrës britanike të informimit rreth shëndetit dhe shërbimeve sociale.

Femrat janë dhjetë herë më të ndjeshme ndaj këtij problemi sesa meshkujt, sepse besohet se atë e shkaktojnë shumë vjet të shfrytëzimit të këpucëve me take të larta apo të këpucëve joadekuate, transmeton koha.net.

Nevroma e Mortonit e prekë nervin në mes të gishtave të këmbëve, zhvillohet indi fijor i cili e shtyp nervin dhe shkakton dhimbje. Personat që e kanë këtë gjendje e përshkruajnë atë si një varg të ndjenjave të pakëndshme nga ndjesia e të pasurit një gur të vogël në këpucë, e deri tek dhimbja e krahasueshme me ecjen nëpër zhileta.

Ortopedi dhe studiuesi Andrew Craig nga spitali në Bedford thotë se i ka studiuar 40 pacientë dhe se më shumë se gjysma duhej t’i nënshtroheshin operacionit.

"Nevroma e Mortonit është një fenomen historikisht i dokumentuar mirë, por i shpjeguar dobët të cilit mund t’i qasemi në disa mënyra. Prej kohësh e dimë se kryesisht e pësojnë femrat në moshën e mesme, ndërsa spekulohet se shkaku janë taket e larta dhe këpucët e ngushta dhe të panatyrshme, pa marrë parasysh se sa të bukura duken ato", tha ai.

Përveç operacionit, çrregullimi mund të trajtohet me shtresa të veçanta dhe injeksione steroide.

Përmes operacionit herët apo vonë hiqet i gjithë nervi i shtypur, dhe pacienti nuk ka më ndjesi në mes të gishtave.


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page