top of page
123.jpg

Çfarë duhet të bëni kur ju bie tensioni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 4, 2017
  • 1 min read

Në momentet kur e vëreni që tensioni juaj është i ulët, gjëja e parë që duhet të bëni është që të shtriheni, të ngrini këmbët lart dhe të sigurohuni që të keni liruar veshjen apo rripin, në mënyrë që të lejoni qarkullimin e gjakut në tru dhe në zemër.

Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë. Efekt të njëjtë ka edhe pirja e kakaos, kafesë dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit.

Sa i përket personave që vuajnë shpesh nga tensioni i ulët ata duhet të bëjnë kujdes kryesisht me ushqimet që konsumojnë. Ata duhet të evitojnë në mënyrë të veçantë të ngrënit me sasi të mëdha. Po kështu duhet të bëjnë shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dalin gjatë orëve më të nxehta apo të kryejnë sforcime të tepruara.

Ndonjëherë duhet të keni parasysh të bëni dush të ftohtë, pasi ai lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë dushit këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës.

Gjithashtu është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page