top of page
123.jpg

Sylë Tahirsylaj tregon se kur bien temperaturat, flet edhe për rrezik nga breshëri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 5, 2017
  • 1 min read

Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka deklaruara se deri të martën përfundon vapa e madhe që ka përfshirë Kosovën dhe rajonin.

Sipas tij, temperatura, që matet nën hije, sivjet ka shkuar deri 39 gradë celsius, në disa vende temperatura mund të jetë edhe më e lartë për shkak të deponive, asfaltit etj. Megjithëkëtë, ende nuk ka ardhur momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Por sipas Tahirsylajt, pas rënies së temperaturave, do të ketë rrezik që të bie breshër dhe të prish kulturat bujqësore.

“Ditën e martë do të ketë reshje dhe ka rrezik nga breshëri që është në interes të keq për popullatën. Sepse ua prish kulturat bujqësore. Prandaj, vendi ynë do të jetë të martën në ndikimin e këtyre masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. Sipas imazheve satelitore i gjithë rajoni i Ballkanit është i përfshirë me këto temperatura të cilat janë mjaftë të larta për kushtet klimatike dhe pozitës gjeografike të vendit tonë”, tha Tahirsyla në një intervistë për Gazetën Express.

Sylë Tahirsylaj, thotë se pavarësisht temperaturave të shënuara, nuk është tejkaluar temperaturë për tu shpallur gjenja e jashtëzakonshme.

“Ende nuk ka kalu temperatura për shpallje të jashtëzakonshme. Por, nuk mund të prononcohem për arsye se unë nuk disponoj në bazë të të dhënave të rrjetit meteorologjik të vendit. Është kompetencë e Institutit Hidrometeorologjik dhe Qeverisë të vlerësojnë situata të tilla”, tha ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page