top of page
123.jpg

Zbulohet shkaktari i ëndrrave të këqija

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 5, 2017
  • 1 min read

Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi - që shpesh shoqërohen edhe me sëmundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija.

Ekspertët thonë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë, ndihmën e gjen në ankthin e natës.

Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndet.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi. Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të nervozës sonë dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato.

Nëse gjatë gjumit jeni të frikësuar ose të turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyetuni se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur jeni zgjuar.

P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se keni thënë ose keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose keni nevojë që t’i kërkoni dikujt falje ose të jeni më të kujdesëm në të ardhmen…

Në rast se ëndrrat e këqija ua çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psikologut ose psikiatrit, të cilët do t’u ndihmojnë t’i rregulloni mendimet. /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page