top of page
123.jpg

Rreziku serioz nga konsumimi i ushqimit me shumë sheqer

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 6, 2017
  • 1 min read

Marrja e vazhdueshme e sheqerit i cili gjendet në pije apo ushqime të ndryshme mund të ndikojë mjaft negativisht në shëndetin psikologjik.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i publikuar në revistën “Scientific Report” i zhvilluar nga University College London.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se sheqeri nuk duhet të kalojë 5-10% të gjithë kalorive që merren në ditë.

Por në pije të ndryshme konstatohet dyfishi i normës së lejuar, gjë që mund të çojë drejt obezitetit, diabetit dhe problemeve kardiovaskulare.

Gjithashtu marrja e tepërt e sheqerit shkakton probleme të shëndetit mendor, siç mund të jetë depresioni.

Në këtë përfundim studiuesit arritën pasi mbajtën nën monitorim 10 mijë persona me moshë nga 35 deri në 55 vjeç.

Rezultoi se rreziku për të shfaqur çrregullime mendore pas pesë viteve ishte 23% më i lartë tek personat që konsumonin më shumë se 67 gramë sheqer në ditë, në raport me 40 gramë që është limiti i lejuar.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page