top of page
123.jpg

Nuk do të ketë më këtë pamje Divjaka. Ky është projekti milionësh i Behxhet Pacollit (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 10, 2017
  • 1 min read

Divjaka pritet të transformohet totalisht nga resorti gjigand që do të ndërtohet aty, pikërisht nga kompania “Mabetex” e biznesmenit të njohur shqiptar Behxhet Pacolli.

Projekt është quajtur “Divjaka Resort” dhe parashikohet të shtrihet në 3 342 hektarë hapësirë, nga të cilat 200 hektarë do të jenë plazh, ndërsa 1 050 hektarë do të jenë pyll.

Për të stimuluar zhvillimin e faunës dhe florës projekti parashikon edhe një lagunë prej rreth 1 270 hektarësh. Ky investim do të jetë i pari i këtij lloji në vend, duke i hapur rrugën Shqipërisë drejt një zhvillimi të turizmit në kuadër të resorteve dhe jo të bizneseve të vogla familjare.

“Projekti ofron një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik të zonës si edhe të gjithë Shqipërisë, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e ndjeshëm në infrastrukturë si edhe një treg të madh për prodhimet bujqësore të zonës”, – shprehet kompania në promovimin e projektit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page