top of page
123.jpg

Misterioze: Ky është elektronjeriu i parë, trup i tij prodhon energji elektrike

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2017
  • 1 min read

Naresh Kumar nga Uttar Pradesh i Indisë, mund të ndezë një poçe elektrike përmes energjisë që ka akumuluar në trup.

Burri 42-vjeçar, nuk e ka asnjë problem të kapë kabllot e rrymës së energjisë së lartë, ndërsa kjo nuk i shkakton asnjë aksident.

“Kur jam i uritur dhe në shtëpi nuk ka bukë, unë kapi një kabllo dhe e mbaj për gjysmë ore, pastaj jam tërësisht i ngopur”, ka thënë Kumar për veçantinë që ka.

Ende nuk dihet se cili është sekreti i këtij fenomeni, por besohet se ka të bëjë me mungesën e gjëndrave të djersës në trupin e tij, transmeton Telegrafi.

“Shumë njerëz mund të përballojnë energjinë e lartë, por nuk e dinë. Më së miri shpjegohet në rastet, kur i godet vetëtima dhe nuk iu shkakton ndonjë dëmtim”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, në asnjë rrethanë nuk iu rekomandohet të kapni ndonjë kabllo të rrymës, për të parë nëse e keni këtë dhunti të pazakontë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page