top of page
123.jpg

73-vjeçari që lufton me kancerin arriti të përfundojë ëndrrën e jetës (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 13, 2017
  • 1 min read

73-vjeçari që lufton me kancerin arriti të përfundojë ëndrrën e jetës

Një artist në Angli ka arritur të përfundojë një pikturë në mur, ëndrrën e jetës së tij edhe pse u përball me shumë të papritura.

Colin Seal pikturoi disa varka në bregun e Norfolk, por nuk e dinte nëse do arrinte ti përfundonte.

“Unë jam vërtetë i nderuar që pikturoj këtë mur. 8 muaj më parë mësova se kam leucemi, kancer dhe mendoja se nuk do isha këtu për të përfunduar punën. Unë e vlerësoj shumë jetën, ndoshta më shumë se përpara. Unë jam afër vdekjes, por s’jam shqetësuar kurrë për këtë. Thjesht e adhuroj idenë që gjërat ti kalojnë gjeneratës tjetër,” – tha ai për BBC.

73-vjeçari ka ndërtuar karrierën e tij në Amerikë, ku ka arritur të krijojë imazhe dhe për kompaninë e filmave Walt Disney.

Piktura e tij i referohet varkave 150-vjeçare ‘RNLI’ në Sheringham, që kanë shpëtuar më shumë se 500 jetë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page