“Vepra të kthyera” me artin e kohës së diktaturës
- rilindjashqiptare
- Aug 14, 2017
- 1 min read

Mbi gjashtëdhjetë vepra, të cilat para viteve ’90 ishin shpërndarë jashtë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, e që janë rikthyer në fondin e këtij institucioni, përbëjnë ekspozitën e titulluar “Vepra të kthyera”.
Ekspozita pa kurator, është hapur të dielën dhe hyrja në të për vizitorët ka qenë falas, shkruan “Koha Ditore”.
“Vepra të kthyera” do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, dhe në të përfshihen vepra të piktorëve më të njohur shqiptarë të cilët krijuan gjatë kohës së diktaturës.
Deri vonë, këto vepra kanë qëndruar nëpër institucione të ndryshme shqiptare, duke nisur nga Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Jashtme dhe pothuajse çdo institucion publik.
Comentários