top of page
123.jpg

Shkollat hapen më 11 shtator, ja çfarë do ndodhë me çmimin e librave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2017
  • 2 min read

Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në vend çelin dyert më 11 shtator për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përgjegjësi i sektorit në drejtorinë e arsimit parauniversitar, Dritan Sallaku, në një intervistë për televizionin SCAN garantoi se prindërit këtë vit të ri shkollor nuk do të paguajnë më shumë për blerjen e librave, pasi nuk do të ketë ndryshim të çmimit, ndryshe nga një vit më parë ku çmimet patën një rritje e lehtë në masën 1-5 për qind krahasuar me vitin 2015.

“Çmimet nuk kanë ndryshim. Çmimet janë pjesë le të themi e gjithë politikës arsimore që ofrohet për shpërndarjen e tekstit shkollor. Rezulton se janë të njëjtat çmime, ashtu sikurse do konkludohet në fund të këtij procesi. Është vetëm masa e indeksit vjetor, por çmimet nuk kanë asnjë ndryshim.

Data e vitit të ri shkollor është tashmë e miratuar, e njoftuar, e shpallur për të gjithë opinionin publik. Sigurisht në këtë kontekst edhe institucionet arsimore, edhe njësitë vendore arsimore kanë marrë njoftimin e tyre. Është përcaktuar që më datën 11 Shtator është dita e parë e shkollës dhe kur fillojnë shërbimin arsimor të gjitha institucionet e sistemit arsimor parauniversitar”.

Sallaku deklaroi se 95% e librave janë shpërndarë dhe janë gati për t’u shitur. Ai bëri të ditur se prindërit do të kenë mundësinë t’i

blejnë librat pranë shkollave ku mësojnë fëmijët e tyre.

“Jemi në një fazë intensive të këtij momenti. Nga komunikimi i deritanishëm me operatorët që janë konsideruar për këtë proces rezulton që shpërndarja e tekstit ka filluar dhe është në një dinamikë për konsideratën tonë normale. Janë të furnizuara të gjitha pikat, po themi në një kuotë prej 95% të titujve që janë disponibël dhe të publikuar tashmë përmes katalogut, çka do të thotë se është një zhvillim normal i momentit në kohën e duhur dhe në kontekstin që jemi. Është përgjegjësi e distributorëve dhe tekstet do të shpërndahen në pikat e autorizuara për këtë qëllim, të cilat janë pranë shkollave. Ministria e Arsimit, në përkujdesin e saj që ky shërbim të shkojë sa më i lehtë tek nxënësit, është parashikuar që shkollat të jenë disponibël edhe me një apo dy mjedise të vetat, që do të jenë të ofruara për distributorin me qëllim shpërndarjen e tekstit shkollor për nxënësit, shërbim i cili do të ofrohet falas vetëm për të mbështetur dhe për të lehtësuar këtë proces për nxënësit”.

Përgjegjësi i sektorit në drejtorinë e arsimit parauniversitar iu drejtua prindërve se për blerjen e librave, në përzgjedhjet e tyre duhet t’i përmbahen katalogut të Ministrisë së Arsimit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page