top of page
123.jpg

Statistikat, femrat zvicerane “çmenden” pas meshkujve shqiptarë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 14, 2017
  • 1 min read

Statistikat tregojnë se 2 nga 5 zviceranë kanë partnerë të huaj. Martesat mes personave me kombësi të ndryshme janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit.

Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat e njohura si “dykëmbëshe” edhe në Zvicër. Në vitet ‘80 përqindja e martesave mes zviceranëve dhe zviceraneve ka qenë 70 %. Sot kjo shifër ka rënë në 48 %.

Martesat binacionale lidhen më shpesh në qytetet e mëdha, sesa në zonat rurale, për shkak se të huajt më shumë kanë tendencë të vendosen nëpër qendra më të mëdha sesa në fshatra.

Martesat dykombëshe janë rritur dukshëm në 15 vitet e fundit. Shkalla e divorcit në Zvicër ka pasur ngritje të madhe që nga viti 2000.

Statistikat tregojnë se divorcet janë në masë përafërsisht të njëjtë si në mes zviceranëve, ashtu edhe me të huaj, sipas laps.al. “Blick” jep edhe disa shembuj me rrëfime mbi martesat në mes zviceraneve dhe të huajve.

Sipas statistikave, femrat zvicerane preferojnë më shumë meshkujt italianë, kurse preferenca për shqiptarët është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë.

Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.

Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page