top of page
123.jpg

Harrojeni “Luciferin”, stuhi e rrebeshe shiu duke filluar nga…

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2017
  • 1 min read

Keni planifikuar pushimet në 15-ditëshin e dytë të gushtit? Para se të niseni për të pushuar në plazhet shqiptare, bëni mirë të dëgjoni se çfarë thonë sinoptikanët.

Sipas “Meteoalb”, pritet që i gjithë gadishulli i Ballkanit të përfshihet nga episodet me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere që do të përfshijë edhe territorin shqiptar të dielën dhe të hënën, stuhi të cilat do të sjellin edhe rënie të theksuar të temperaturave.

Gjithashtu “Meteoalb” parashikon që java tjetër të fillojë me një rënie prej 6 – 7°C të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës ndërsa me një parashikim të përgjithshëm për territorin shqiptar, pritet që për pjesën e mbetur të stinës së verës të mos kapërcehet temperatura 36°C.

Sakaq në Europën Jugore sinoptikanët parashikojnë riaktivizim të “Luciferit” duke përfshirë Portugalinë dhe Spanjën si dhe një pjesë

të Mesdheut ku pritet që temperaturat të ngjiten mbi 40°C.

Rritja e temperaturave do të ndjehet edhe në rajonin e Ballkanit, por ky rajon mbetet në periferi të valës së nxehtësisë duke bërë që deri në fundjavë, termometri të ngjitet maksimalisht në vlerat 36 – 37°C.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page