Pasi të shihni gjetjen e kësaj vogëlusheje, ju baballarë nuk do t’i hidhni kurrë në kosh rrobat e vj
- rilindjashqiptare
- Aug 17, 2017
- 1 min read

Ndodh shpesh që rrobat e vjetra ose i hedhim ose i falim sepse mendojmë se duke i mbajtur në shtëpi ato nuk do të kenë më ndonjë funksion dhe vetëm do të zënë hapësirat e dollapit tonë.
Por, sidomos ju baballarë që keni vetëm fëmijë vajza dhe e përjashtoni mundësinë e të trashëguarit disa rroba tuajat, bëni mirë që të ndërroni mendje. Stephanie Millar, 27 vjeç, nga Amerika, ka bërë shumë bujë me Instagram-in e saj. Kjo nënë e re, me pak origjinalitet dhe përkushtim, arrin të kthejë rrobat e bashkëshortit të saj në veshje të përsosura për vogëlushen e tyre 3-vjeçare.
Duke postuar foto “para” dhe “pas”, Stephanie ka arritur që të frymëzojë shumë vajza të tjera, duke bërë edhe ato të njëjtën gjë me vogëlushet e tyre.
Niseni një herë të modifikoni një këmishë, sepse është më e lehtë për t’u transformuar, më pas provoni edhe rroba të tjera. Do të na falënderoni më vonë për këtë truk! /Blitz/




Comments