top of page
123.jpg

Sa fëmijë duhet t’i keni për të qenë të lumtur si prindër?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2017
  • 1 min read

Të pasurit një apo dy fëmijë është gjë e cila mund t’jua shtojë lumturinë.

Por çfarë nëse e lindni fëmijën e tretë? Jo edhe aq, sipas një studimi të vitit 2014 ku hulumtuesit e kanë matur nivelin lumturisë të prindërve britanikë dhe gjermanë para dhe pas lindjes së fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë se fëmijët e tretë, katërt apo pestë dashurohen më pak nga prindërit sesa fëmijët e parë. Por thjesht të qenit prind bëhet paksa rutinore pasi ta keni parë mrekullinë e lindjes së një jete (dy fëmijët e parë) dhe keni ndërruar qindra pelena.

Gjithashtu, pasi të lindni më shumë se dy fëmijë, shpenzimet financiare do të jenë shumë më të mëdha dhe mund të jetë e papërballueshme për ju.

Një teori tjetër thotë se në familjet e mëdha fëmijët e vegjël mund të jenë të paplanifikuar, dhe kjo mund t’u shkaktojë stres prindërve.

Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se aq më të vjetër që jeni kur e lindni fëmijën e parë, aq më të lumtur do të bëheni dhe aq më shumë do t’ju zgjas lumturia.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page