top of page
123.jpg

Shenjat që ju dërgon trupi një muaj para se të pësoni sulm në zemër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2017
  • 2 min read

Të parandalosh është më mirë se të kurosh. Ky rregull i thjeshtë vlen për çdo sëmundje.Më poshtë do të gjeni disa nga simptomat që mund të shfaqen 1 muaj (ose më herët) para një ataku në zemër.

Kujdes! Informimi rreth sëmundjeve të ndryshme dhe këshillat e mjekëve nuk kanë qëllim diagnostikimin, trajtimin apo mjekimin, por informimin dhe edukimin në mënyrë që të realizohet parandalimi dhe identifikimi i sëmundjeve në kohë. Më poshtë do të njiheni me 5 sinjalet që ju dërgon trupi një muaj para se të pësoni goditje në zemër:

1.Lodhje dhe plogështi: Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur ose të plogësht pa asnjë shkak, nuk duhet ta injoroni këtë shenjë. Njerëzit që rrezikohen nga goditja në zemër mund të ndihen të lodhur edhe kur bëjnë veprime krejt të thjeshta, si rregullimi i shtratit apo bërja e dushit.

2.Çrregullime të rrahjeve të zemrës: Problemet me ritmin e zemrës (aritmia e zemrës) ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar kështu rrahje më të shpejta, më të ngadalta apo të çrregullta.

3.Dhimbje në të gjithë pjesën e kraharorit: Meshkujt dhe femrat përjetojnë dhimbje të kraharorit në forma dhe intensitet të ndryshëm. Tek meshkujt, kjo simptomë u referohet shenjave më të rëndësishme të atakut në zemër, që nuk duhet të injorohet. Ndërsa tek gratë, prek vetëm 30% të tyre. Dhimbja mund të përhapet edhe tek njëri ose të dyja krahët (më shpesh tek i djathti), në qafë, shpatulla dhe nofullat e poshtme, shkruan shendeti.com.

4.Pagjumësi: Pagjumësia lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër ose goditje në tru, që është më e zakonshme tek gratë. Pagjumësia shoqërohet edhe me ankth dhe hutim.

5. Gulçimi ose ndjesia sikur nuk mund të marrësh frymë thellë janë shenja paralajmëruese të atakut në zemër. Ata shfaqen zakonisht si tek meshkujt ashtu edhe femrat gati 6 muaj para një sulmi në zemër. Përshkrimi: Ndjesia sikur nuk po merr mjaftueshëm ajër, marramendje dhe probleme me frymëmarrjen.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page