top of page
123.jpg

Aplikimet në Universitetin e Tiranës, Rektori Koni: Më 28 gusht dalin fituesit e parë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2017
  • 1 min read

Përplasjet mes drejtuesve te shkollave te larta ne universitetin e Tiranës nuk do te cenojnë procesin e pranimeve te studenteve te rinj.

Rektori Mynyr Koni ne nje interviste per Vizion Plus sqaron opinionin publik se nuk do te ketë probleme gjate përzgjedhjes, shpalljes dhe regjistrimit te kandidateve fitues. Ne datën 23 gusht ne fakultete mbërrin lista e te rinjve aplikues dhe ne 28 gusht shpallen fituesit e raundit te pare.

Rektori Mynyr Koni ka mohuar deklaratën e dekanit Dhori Kule per kaos gjate pranimeve per shkak te mosmiratimit te rregullores nga senati i universitetit. Kreu i universitetit deklaron se ligji i arsimit te larte dhe udhëzimi i Ministrisë se Arsimit përcaktojnë qarte procedurat dhe pergjegjesite e çdo fakulteti ne ketë proces. Pavarësisht debateve mes tyre për çështje administrative dhe financiare, drejtuesit e Universitetit te Tiranës kane përgjegjësi ligjore per mbarëvajtjen e procesit te pranimeve te kandidateve fitues. Rreth 6500 te rinj pritet te hyjnë kete vit ne universitetin e Tiranës, ku degët me te kërkuara janë ato te ekonomikut dhe drejtësia.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page