top of page
123.jpg

Njihuni me Ekidën, maturanten më të mirë të vitit 2017 (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 19, 2017
  • 2 min read

Ekida Zefi është vlerësuar si “Maturantja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017”. Ajo ka studiuar në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës. “Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, si Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo.

Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta dhe vajza mirditore ka prirje për shkenca. “Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida.

Si të gjithë maturantët, ajo tashmë ka aplikuar për studimet e larta dhe i ka idetë e qarta, ndonëse dëshira e saj ishte të studionte jashtë. “Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Ekida ka bërë dhe përzgjedhjen e degës ku do të studiojë, madje është e sigurtë që do të jetë fituese. “E para është mjekësia e përgjithshme dhe më pas disa degë të Fakultetit të Shkencave. Kam siguri duke parë rezultatet e mia që do të fitoj”, thotë maturantja.

Ajo është vajza e parë e dy prindërve, punëtorë të thjeshtë, të cilët janë nga Mirdita dhe që janë zhvendosur prej vitesh për të jetuar në Durrës. Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar.

“Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj. Ekida Zefi, përveçse nxënëse shumë e mirë e gjimnazit “Naim Frashëri”, në këto tre vite ka marrë dhe 16 dëshmi si fituese në olimpida të qytetit dhe ato në rang kombëtar.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page