top of page
123.jpg

Çifti shkon në plazhin e Durrësit për videoklip, u ndodh ajo që s’ua priste mendja (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 21, 2017
  • 1 min read

E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur në Kallm të Durrësit. Edhe kjo nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Del pronari i detit dhe kërkon para për xhirimet e klipit të dasmës.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre. Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani.al.

Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash. Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve.

Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page