top of page
123.jpg

Shkoi si praktikante në Shtëpinë e Bardhë, por u bë një nga dashnoret më të famshme në histori. Ku ë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 21, 2017
  • 2 min read

Kur në gusht të vitit 1998, presidenti amerikan Bill Clinton pranoi se kishte pasur marrëdhënie dashurie me atëherë sekretaren e tij 22-vjeçare Monica Levinski, shpërtheu një nga skandalet më të mëdha seksuale politike të të gjitha kohërave.

Në atë kohë, 49-vjeçarei Clinton shumë herë kishte mohuar se ka pasur ndonjë lidhje me “atë gua”, siç e quante ai.

Pas disa kohe, megjithatë ai e pranoi këtë fakt duke deklaruar se ‘gënjeu kundër vullnetit të tij për ta mbajtur familjen larg turpit’, që për pak i kushtoi me karrierën e tij, transmeton InfoPress.

Clinton e pranoi se me Monikën në Shtëpinë e Bardhë kishin bërë vetëm seks oral. Në një intervistë me Barbara Volters në vitin 1999, Monica u ankua për familjen Clinton për dëmet që i kishte shkaktuar.

Ajo pranoi se nuk kishte marrë para nga Clinton si zëvendësim për heshtje nga ana tjetër, refuzoi oferta deri në 10 milionë dollarë për të nxjerrë në dritë detaje për aferën e tyre.

Ajo tha se ishte në prag të vetëvrasjes në disa momente dhe mendonte se do të ishte poshtëruar publikisht derisa të vdiste nga turpi.

“Unë jam plotësisht e vetëdijshme për mënyrën se si njerëzit më shikojnë dhe në rastin tim, koha nuk shëron gjithçka.” Në sytë e publikut, do të kujtohem si zonjusha e Bill Clinton”, kishte deklaruar Levinski e cila ishte 20 vjeç kur u dashurua në presidentin e atëhershëm amerikan – i cili shkatërroi jetën e saj.

Monika tani 44 vjeç është ende aktive. Ajo përfundoi psikologjinë në Angli dhe tani jeton në Manhatan, ku ligjëron në një nga universitetet aty. Ajo gjithashtu merret me problemin e abuzimit në mesin e adoleshentëve.

Nuk kishte kurrë asnjë lidhje të qëndrueshme pas aferës.

Ajo është ende stigmatizuar edhe sot për shkak të asaj që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë. Monica pranon se ende, gati njëzet vjet pas asaj afere, ende ndihet fajtore për gjithçka që ka ndodhur.

Megjithatë deklaron se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë emrin dhe mbiemrin.

Levinski si praktikante në moshën 22-vjeçare u pranua në Kabinetin e Presidentit të atëhershëm, Bill Clinton me të cilin kishte një lidhje që zgjati nga viti 1995 deri më 1996. Çdo gjë u zbulua në vitin 1998 dhe gjithçka ishte shkatërruese dhe e rrezikshme për të gjitha palët e përfshira. Levinski deklaroi se ra në dashuri me Presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton në atë kohë 49 vjeçar i martuar me Hillary Clinton.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page