top of page
123.jpg

Gjërat që duhet t’i dini për sheqerin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 23, 2017
  • 1 min read

Kemi dëgjuar se sheqeri është shkaktar i obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Sigurisht që nuk duhet tepruar me konsumin e tij, por sheqeri nuk është e keqja më e madhe. Sipas ekspertëve, 50 gramë sheqer në ditë nuk janë aspak të dëmshme. Që do të thotë, mos pini më shumë sesa një kanaçe me pije të gazuar në ditë.

Thuhet se sheqeri të shëndosh, por në fakt njerëzit shëndoshen sepse ushqimet me sheqer kanë më shumë kalori. Ushqimet kalorike bëjnë që të shtoni në peshë dhe të keni probleme me shëndetin.

E treta, por jo më pak e rëndësishmja, ka të bëjë me lëngun e frutave. Glukoza dhe fruktoza që gjenden te lëngu i frutave janë sheqerna. Lëngjet e frutave kanë shumë sheqer dhe kjo është arsyeja që duhen konsumuar në mënyrë të moderuar. Edhe pse këto sheqerna janë të shoqëruara me vitamina, minerale dhe pak fibra, sheqeri mbetet sheqer. Më mirë është që të hani fruta të plota sesa të pini lëngun e tyre.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page