top of page
123.jpg

Ambienti i keq i punës i bën keq shëndetit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2017
  • 1 min read

Vendi i punës ka rëndësi jetike për shëndetin tuaj, tregojnë studimet e fundit.

Një studim i kryer së fundmi në Britani të Madhe thotë se personat të cilët janë të ekspozuar ndaj një ambienti të keq të punës, përgjithësisht kanë shëndet më të keq.

Ambienti i keq i punës në këtë rast nënkupton nivelin e stresit ndaj të cilit jemi të ekspozuar, presionit, mardhenieve me kolegë, etj, transmeton Indeksonline.

Madje, në studim jepet edhe një fakt tejet interesant.

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga personat që janë përfshirë në hulumtim del se shëndet më të keq kanë më shumë nga ata persona që punojnë në një ambient të keq pune se sa ata që nuk punojnë fare.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page