top of page
123.jpg

Kujdes, vija e zezë në thonjë mund të jetë simptomë e kancerit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2017
  • 1 min read

Një grua ka shpërndarë një paralajmërim ku thotë se nëse keni një vijë të zezë në thonj, duhet të keni kujdes, sepse mund të jetë shenjë e kancerit.

Sipas Jean Skinner, e cila thotë se është teknike e bukurisë nga Uckfield, një konsumatore kishte ardhur të kërkojë t’ia lyente thonjtë me ngjyrë të zezë për ta mbuluar vijën në thoin e saj, transmeton Telegrafi.

Skinner e kishte këshilluar ta vizitonte një doktor, ndërsa pohon se gruaja pastaj e kishte zbuluar se ka melanomë.

“Është melanomë! Nuk doja ta frikësoja, por i kam thënë ta vizitonte urgjentisht doktorin e saj.

Ajo më ka thirrur sot dhe më ka treguar se është melanomë agresive, e cila veçse është shpërndarë në pjesë tjera. Prognoza e saj nuk është e mirë”, ka shkruar Skinner në Facebook.

Megjithatë sipas udhëzimeve të NHS-së (Shërbimi Shtetëror i Shëndetësisë së Anglisë) thuhet se vijat e zeza përgjatë thonjve janë tejet të zakonshme te personat me ngjyrë mbi moshën 20 vjeçare, dhe në shumicën e rasteve është normale.

Sidoqoftë, ata këshillojnë se këto vija nuk duhet injorohen dhe në fakt mund të jenë edhe shenjë e melanomës subungale – formë e kancerit të lëkurës.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page