top of page
123.jpg

Madhështore: Njihuni me tunelet e lashta që të çojnë nga Skocia në Turqi (Video/Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2017
  • 2 min read

Ka mijëra tunele të nëndheshme në të gjithë Evropën, që shtrihen nga Skocia e deri në Mesdhe. Ky rrjet 12000-vjeçar masiv nëntokësor është shumë mbresëlënës. Disa ekspertë besojnë se rrjeti ishte një mënyrë për të mbrojtur njeriun nga grabitqarët ...

Të tjerë sugjerojnë se tunelët janë përdorur si një autostradë antike nëntokësore, që njerëzit të udhëtoin në mënyrë të sigurt pa marrë parasysh luftërat, dhunën ose madje edhe motin mbi tokë.

Sipas arkeologut gjerman, Heinrich Kusch, nën tunele janë gjetur qindra vendbanime neolitike në të gjithë kontinentin.

Në librin e tij ai thekson se fakti që kaq shumë njerëz kanë mbijetuar pas 1200 vjetësh, tregon se rrjeti origjinal i tuneleve duhet të ketë qenë shumë më i madh.

" Vetëm në Bavari të Gjermanisë, kemi gjetur 700 metra të këtyre rrjeteve të tuneleve nëntokësore- shprehet ai- Në Styria të Austrisë kemi gjetur tunele me një gjatësi prej 350 metrash . Në të gjithë Evropën ka mijëra prej tyre, nga Skocia deri në Mesdhe"....

Heinrich Kusch vëren se tunele të ngjashme nëntokësore ekzistojnë edhe në kontinente të tjera. Në të gjithë Amerikën, ka një numër legjendash të fshehta të kalimeve nëntokësore që shtrihen për milje të tëra,shkruan syri.net.Ai madje thotë se ky rrjet tunelesh të con nga skocia deri në Turqi, në Stambollin e sotëm.

Pse u ndërtuan këto tunele të lashta? A ishin duke kërkuar paraardhësit tanë mbrojtje nëntokësore? Shumë prej këtyre legjendave të lashta tregojnë për një katastrofë të madhe që ndodhi në kohët e lashta.

Disa mite dhe legjenda tregojnë gjithashtu se si qeniet e para njerëzore dolën nga shpellat nëntokësore, tunelet dhe madje se edhe vetë qytetet u ndërtuan sipas modeleve të rrugëve nëntokësore.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page