top of page
123.jpg

Kur teshtini apo kolliteni bëni një gabim të madh

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2017
  • 1 min read

Kur teshtini duhet t’i mbroni personat në afërsinë e drejtpërdrejtë, por edhe të kujdeseni për veten.

Kur teshtini apo kolliteni, ndërkaq me dorë mbuloni gojën dhe hundën, pikërisht bëni gjënë e cila mund të ketë pasoja të dëmshme.

Nëse nuk keni me vete facoletë kur teshtini apo kolliteni, zonën e gojës dhe atë të hundës instinktivisht do t’i mbroni me dorë.

Me këtë veprim keni mbrojtur personat të cilët ju janë në afërsi, mirëpo vetes i keni bërë dëm, transmeton Telegrafi.

Nëse me dorën e tillë fërkojmë sytë, mund të shkaktojnë inflamacion të asaj pjese të trupit. Pikërisht për këtë është me rëndësi të mbulohen goja dhe hunda me facoletë derisa kolliteni apo teshtini.

Nëse nuk keni facoletë, më mirë është ta mbuloni gojën me lakim të bërrylit sesa me dorë. Kështu, është shumë me rëndësi që t’i lani duart, në mënyrë që të pengoni përhapjen e infektimit në ambientin tuaj.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page