top of page
123.jpg

Si duhet ta luftoni depresionin ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2017
  • 2 min read

Të shërohesh nga depresioni është e vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë.

Të luftosh kundër depresionit nuk është një shëtitje në park, është një luftim i ashpër. Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni përleshjes, ju mund ta fitoni betejën dhe ta largoni depresionin, askush nuk mund t’iu ndalojë.

Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendimet tuaja.

Në fakt ju keni nevojë të mësoni se si të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale. Ashtu si nata ndjek ditën, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozitive, emocionet tuaja bëhen më të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu.

Si mund ta ndryshoni mënyrën se si ju mendoni ?

Ligji i vetëbesimit pozitiv thotë: “ Ju e ndryshoni mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni, ju duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brendshëm. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë ndryshe.

Fillimisht ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj ju duhet të ndaloni menjëherë atë që po thoni. Filloni të thoni gjëra pozitive, kjo ka të bëjë me vetëbesimin pozitiv.

Ligji i drejtimit pozitiv thotë: “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në drejtimin e asaj që ju futni në mendjen tuaj”. Ju e shtyni mendjen tuaj në një drejtim pozitiv duke futur në mendje gjëra pozitive dhe të shëndetshme.

Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj fillon të përmirësohet që në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj, shkruan këshilla.net. Ju duhet të shihni tek gjërat pozitive, të flisni për gjëra pozitive dhe të mendoni për gjëra pozitive nëse dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page