top of page
123.jpg

Këto ushqime ndihmojnë të flini më rehat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 1, 2017
  • 1 min read

Miliona njerëz në mbarë botën ballafaqohen me pagjumësinë, e pos stresit dhe problemeve të përditshme, shkaktar i madh i pagjumësisë është edhe ushqimi jo i shëndetshëm.

Edhe pse nuk është mirë të hani dy a tri orë para se të shkoni në shtrat, ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë që të flini më lehtë. Shumë njerëz kanë ndryshuar rutinën e gjumit, duke zëvendësuar për disa orë gjatë ditës, por kjo nuk e zbut ndjenjën e lodhjes. Nëse shkoni në gjumë të uritur, ekzistojnë mundësitë që do të zgjoheni të lodhur, derisa e njëjta mundet të ndodhë edhe nëse pak para gjumit hani një shujtë të majme.

Mirëpo, nëse nga ushqime të caktuara kombinoni një shujtë prej rreth 150 kalorish, mund të flini si bebe. Një enë e vogël me drithëra me jogurt, është shumë efektive për gjumë të gjatë dhe të mirë.

Në bazë të studimeve të bëra nga revista “Journal of Nutrition”, njerëzit që në mëngjes dhe në mbrëmje para gjumit pinë një gotë lëng natyral të vishnjave, për 40 minuta flejë më gjatë se njerëzit e tjerë.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page