top of page
123.jpg

Kokaina krijon varësi pas vetëm një përdorimi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 3, 2017
  • 1 min read

Një studim i fundit nga Universiteti McGill në Montreal ka nxjerrë në pah një të vërtetë tronditëse: kokaina krijon varësi pas vetëm një përdorimi

Sipas studimeve të reja, përdorimi i kokainës për vetëm një herë, mund të jetë i mjaftueshëm që një person të krijoj varësi nga kjo drogë.

Kokaina, edhe tek përdoruesit e rrallë, shkakton lirimin e dopaminës në regjionin e trurit i cili lidhet me varësinë.

Kjo mund të shkaktoj dëshirë për të konsumuar drogën në të ardhmen, madje vetëm duke parë ndonjë fotografi të saj.

Sipas këtij studimi shumë përdorues të kokainës, mund të kenë ecur shumë në rrugën e varësisë, se sa që mendojnë ata.

Pas këtij studimi është profesori Marco Leyton, ekspert në droga dhe varësinë ndaj tyre, nga Universiteti McGill në Montreal.

“Ky studim ofron fakte për disa karakteristika të sinjaleve të trurit tek personat që kane zhvilluar varësi, sinjale këto që janë prezente shumë më herët se sa që kemi imagjinuar” ka thënë Leyton.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page