Vëmendje studentë! Këto janë kriteret për tu pranuar në konvikt
- rilindjashqiptare
- Sep 5, 2017
- 1 min read

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës nga nesër do të hap konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte.
Studentët të cilët aplikojnë për banim në konviktet dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2017/2018 duhët të i kenë parasysh këto kritere për pranim, shkruan Gazeta Monitor
Kriterët mund të I lexoni më poshtë:
Kriteret për pranim dhe pikët e mundëshme:
1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i shkencave matematike-natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarsisht totalit të pikëve që fitojn.
2. Studentët nga Fakultetet e tjera me not mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarsisht numrit të pikëve të tubuara.
3. Studentët për notë mesatare fitojnë (varsisht nga nota mesatare) ..…. 5 – 15 pikë
4. Largësia nga komuna e Prishtines………………………………………2 –10 pikë
5. Studentët jasht teritorit të Republikës për largësi marrin…………………15 pikë
Studentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive:
1. studentë [fëmijë] i dëshmorit ——————————-10 pikë 2. studentë [fëmijë] i prindit invalid të luftës —————5 pikë 3. studentë, prindi i të cilit është veteran i luftës ———-4 pikë 4. studentë i të pagjeturit —————————————-5 pikë 5. studentë invalid civil i luftës ——————————–5 pikë 6. studentë i prindit Martir nga lufta ————————–4 pikë 7. studentë me aftësi të kufizuara —————————-6 pikë 8. studentë i të burgosurit, politik —————————-4 pikë 9. kartela sociale origjinal ————————————-3 pikë 10.dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS çertifikaten familjare dhe ID.……… …………………3 pikë
Comments