top of page
123.jpg

E pabesueshme, vajza gjen binjaken e saj pasi e kërkonte prej 5 vjetësh në Facebook

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 6, 2017
  • 2 min read

Një legjendë metropolitane thotë që të gjithë e kemi një sozi nëpër botë.

Eva Casando, një fotografe profesioniste nga Madridi, ka gjetur “binjaken” e saj falë Facebook-ut, pas 5 vjet kërkimesh. Më në fund, dy vajzat janë takuar dhe sozia e saj është në Majemi.

Postimi që tregon takimin është bërë viral në harkun e pak orëve në rrjetet sociale. Që kur Eva pa fotot e sozisë në një revistë meksikane, nuk ka pushuar asnjëherë së kërkuari, e bindur që herët a vonë do t’ia dilte ta gjente. Fotoja ishte bërë gjatë “Tomatina”-s, lufta e domateve që mbahet në gusht në Buñol, pranë Valencias. Për vite, me rastin e asaj feste, fotografja spanjolle ripublikonte në profilin e saj në Facebook , foto që shfaqte vajzën misterioze dhe bënte apelin e saj.

Në të vërtetë, ishte vëllai i Evës ai që pa foton e “vajzës së domateve” për herë të parë gjatë një udhëtimi në Meksikë dhe ishte ai që mendoi se bëhej fjalë për të motrën. Që nga ajo ditë, nisi kërkimi për Evën: në një nga apelet e saj në rrjetet sociale, spanjollja ka treguar se kishte lindur në një spital, ku kishte pasur rrëmbime fëmijësh dhe ka folur edhe për një trafik të fëmijëve në aksin Madrid-Valencia.

Mamaja e Evës, e cila ka pasur dikur një binjake, i ka treguar vajzës procedurat e çuditshme para lindjes. Eva nisi të kërkojë informacione sa i takon lindjes së saj, po spitali ku lindi ishte mbyllur dhe kështu nuk arriti të zbulojë ndonjë gjë. Dy vajzat janë takuar dhe Eva ka treguar në rrjetet sociale, duke postuar edhe falënderimet për ata që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve: “Doja t’i falënderoja të gjithë ata që më kanë ndihmuar të shpërndaja këtë foto në botë. Vetëm falë jush arrita të takoj sozinë time pas shumë kohësh”.

Gjetja e ‘’vajzës së domateve’’ ka sjellë me mijëra komente : shumë kanë qenë për fundin e ëmbël, ndërsa të tjerë pyesin nëse dy vajzat do të bëjnë një test gjenetik për të kuptuar nëse ngjashmëria vjen edhe nga një lidhje e gjakut.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page