top of page
123.jpg

Doni të dini nëse vuani nga zemra, ja çfarë duhet të bëni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2017
  • 2 min read

Shqetësoheni për rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës? Lëpini lëkurën për të parë nëse është shumë e kripur. Një studim i ri ka zbuluar se lëkura e kripur mund të jetë një tregues i zgjerimit dhe trashësisë së një pjese të zemrës. Shkencëtarët matën përmbajtjen e kripës tek lëkura e gati 100 njerëzve dhe zbuluan një lidhje mes niveleve të kripës dhe gjendjen shëndetësore të zemrës së tyre. Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga sëmundjet e zemrës dhe kanë rrezik më të lartë që të vdesin nga problemet me zemrës. Ata rrezikohen më shumë nga hipertiroza e barkushes së majtë, një zmadhim dhe trashje e mureve të barkushes së majtë të zemrës. Disa studime sugjerojnë se shkaktar i saj është përdorimi i tepërt i kripës. Shkencëtarët nga Universiteti Erlangen-Nuremberg, në Gjermani, kanë zbuluar një mënyrë të veçantë për të matur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Markus Schneider dhe kolegët e tij nga universiteti donin të dinin nëse pacientët me probleme në veshka rrezikoheshin nga sëmundjet e zemrës. Ata matën përmbajtjen e sodiumit në lëkurë, tensionin e gjakut për 14 orë, masën e barkushes së majtë si dhe llogaritën nivelet në total të ujit në trup. Shkencëtarët zbuluan se përmbajtja e kripës në lëkurë lidhej me tensionin e gjakut dhe problemet e zemrës, ndërsa përmbajtja e ujit në trup jo. Hipertroza e barkushes së majtë mund të zhvillohet si pasojë e problemeve të ndryshme në trup, si tensioni i lartë i gjakut apo problemet me zemrën, dhe bën që barkushja të punojë më fortë.

Përpiquni të kufizoni sa më shumë përdorimin e kripës dhe kujdesuni për shëndetin. Bëni kontrolle të herëpashershme tek mjeku. /albeu.com/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page