top of page
123.jpg

Nënat po ua rrezikojnë bebeve jetën duke i vendosur në gjumë në pozitë të dëmshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 8, 2017
  • 1 min read

Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore ‘Pediatric’s, shumica e nënave ende nuk janë duke i vendosur bebet në gjumë në shpinat e tyre – pozicion i cili është tejet i sigurt për bebet dhe i ulë rreziqet e vdekjes nga SIDS-i apo nga shkaktarët tjerë të vdekjes që ndërlidhen me pozitën e gabuar të gjumit.

Ndonëse studimi thotë se shumica e nënave të reja janë të vetëdijshme se bebet janë më të rrezikuara kur flenë në bark, shkencëtarët thonë se nënat e reja nuk po i dëgjojnë doktorët por po kërkojnë këshilla nga nënat dhe gjyshet – këshilla të cilat shpeshherë janë në kundërshtim me ato të pediatrit, transmeton Telegrafi.

“Gjyshet, tezet dhe gratë më të vjetra shpeshherë u thonë nënave të reja se kur bebet flenë në bark janë më komode dhe nuk ngufaten, e kjo i nxitë nënat e reja t’ua rrezikojnë jetën bebeve të tyre duke i vendosur në gjumë në atë pozitë”, ka thënë Robin Jacobson, pediatër i njohur në Nju Jork.

Por të gjitha nënat duhet ta dinë se fjetja në shpinë është praktikë e rekomanduar qysh nga viti 1994 dhe është shumë më e sigurt sesa fjetja në bark!


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page