top of page
123.jpg

1 në 5 drejtorë është psikopat! Studimi që po ‘çmend’ njerëzit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 9, 2017
  • 1 min read

Sipas psikologut të mjekësisë ligjore, Nathan Brooks, që kreu studimin, rezultatet treguan se bizneset duhet të përmirësojnë shqyrtimin e tyre të rekrutimit të punonjësve.

Brooks tha se rekrutuesit priren të përqendrohen në aftësitë dhe jo në karakteristikat e personalitetit dhe kjo ka çuar në firmat që punësojnë “psikopatë të suksesshëm”, të cilët mund të angazhohen në praktika jo etike dhe ilegale ose të kenë një ndikim negativ ndaj kolegëve.

“Në mënyrë të vazhdueshme, psikopatët krijojnë shumë kaos dhe në përgjithësi tentojnë të vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit”, tha ai.

“Për psikopatët, suksesi i bizneseve është një lojë dhe atyre nuk iu intereson nëse dhunojnë moralin.

Ka të bëjë me marrjen e kompetencave ku ata dëshirojnë në kompani dhe të kenë dominim mbi të tjerët. Ne shpresojmë që të implementojmë mjetin tonë të shqyrtimit në biznes, në mënyrë që të kemi një vlerësim të duhur për të identikuar këtë problem, për të ndaluar njerëz të tillë që të dominojnë në biznese e që më pas pasojat të jenë shumë të rënda“, tha Brooks.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page