top of page
123.jpg

Ka një arsye pse njerëzit e zgjuar janë dembelë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 10, 2017
  • 1 min read

Ju mund të kritikoheni fort që jeni embelë, por shkenca mund t’ju mbështesë. Të mos qenit veçanërisht energjik mund të nënkuptojë që ju pëlqen të sfidoheni mendërisht. Njerëzit që nuk duan të kalojnë shumë kohë duke menduar, priren të jenë më aktivë fizikisht sesa ata që preferojnë të ushtrojnë trurin e tyre, sipas një studimi të ri të botuar këtë muaj nga Journal of Health Psycology. Studiuesit bënë regjistrimin e 60 personave dhe i ndanë, në ata me një “nevojë për njohje” më të lartë dhe ata me nevojë më të ulëta. Kjo nevojë për njohje përcaktohet si një “tendencë për t’u angazhuar dhe për të shijuar sipërmarrjet e mençura të dijes”. Todd McElroy, një profesor në Universitetin e Gulf Coast të Floridës dhe një nga autorët e studimit, tha se njerëzit me një nevojë më të madhe për dije, preferojnë të bëjnë gjëra sfiduese dhe ata që kanë nevojë më të ulët për dije, preferojnë detyrat që jo domosdoshmërisht stimulojnë mendjen. Studiuesit i pajisën personat me një pajisje që gjurmonte lëvizjet e tyre – dhe gjetën se ata me nevoja të ulëta për dijen u zhvendosën më shumë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin studentë, kështu që ata nuk ishin domosdoshmërisht në punë sedentare, ose fizike, që mund të kenë ndikuar rezultatet. McElroy shtoi për Broadly: Studimi arrin në përfundimin se njerëzit që duan të përdorin më shumë trurin e tyre nuk janë domosdoshmërisht më të zgjuar, por ata janë më rehat të zhytur në mendimet e tyre. / Bota.al/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page