top of page
123.jpg

Shteti i vogël që furnizon botën (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 10, 2017
  • 1 min read

Në një fushë patatesh afër kufirit të Holandës me Belgjikën, bujku Jacob van der Borne rri ulur në një kabinë. Rreth e përqark ka panele që kanë vlerën e milionë eurove. Ka edhe një instrument me të cilin po monitoron punën e dy dronëve që ofrojnë hollësi për përbërjen e tokës, ujit dhe cilësisë së ingredientëve.

Kështu po vlerësohet produktiviteti i fushës së mbjellë me patate. Këtu po punohet sipas asaj që njihet si “bujqësi e saktë”, siç i referohet vetë bujku holandez, transmeton “Koha Ditore”. Mesatarja e produktivitetit një hektar është rreth nëntë tonelata. Por Van der Borne njofton se në arat e tij prodhohen rreth njëzet tonelata me patate për hektar.

Model

Por suksesi i këtij bujku është i lidhur me një politikë të gjerë kombëtare të Holandës. Pothuajse dy dekada më parë Holanda u zotua që të bënte ndryshime radikale në agrikulturë, në të cilat do ta bazonte zhvillimin në këtë fushë.

Që nga viti 2000, Van der Borne dhe shumë bujq të tjerë kanë reduktuar varësinë nga uji për drithërat kryesore për më shumë se nëntëdhjetë për qind.

Bujqit holandezë tashmë kanë eliminuar krejtësisht përdorimin e pesticideve nga arat, dhe qysh prej vitit 2009 në Holandë është reduktuar për gjashtëdhjetë për qind përdorimi i antibiotikëve në kafshë dhe shpezë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page