top of page
123.jpg

Simptomat e para të depresionit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 11, 2017
  • 1 min read

Puna, problemet dhe obligimet ndikojnë te disa njerëz që të mos kenë kohë të merren me gjendjen e tyre mentale. Depresioni është njëri nga “vrasësit” më të mëdhenj të funksionimit normal të organizmit dhe varësisht nga forma, duhet të shërohet sikur çdo sëmundje tjetër. Instituti nacional për shëndet mental në SHBA ka numëruar disa simptoma, të cilat janë pjesë e depresionit. 1. Keni vështirësi me koncentrim, mbani me vështirësi detajet dhe sillni me vështirësi vendimet. 2. Jeni të lodhur dhe vazhdimisht keni mungesë të energjisë. 3. Ndiheni më pak të vlefshëm ose të pa ndihmuar. 4. Vuani nga pagjumësia. 5. Nervozoheni lehtë. 6. Keni humbur dëshirën dhe vullnetin për t’u marrë me hobi dhe gjëra, të cilat ju gëzojnë. 7. Keni ndryshim drastik të apetitit. 8. Ndiheni keq fizikisht, keni probleme me ngërçe. 9. Shpesh ndiheni të pikëlluar, jeni me ankth ose keni ndjenja pakënaqësie . 10. Mendoni për vetëvrasje, ose tentoni të hiqni dorë nga vetvetja. /albeu.com/


Комментарии


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page