top of page
123.jpg

Kjo monedhë po shkrin, merrni masa sa nuk është vonë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2017
  • 2 min read

Çmimet e monedhës virtuale Bitcoin kanë rënë me 500 dollarë vetëm në dy ditët e fundit, si reagim ndaj rregullatorëve kinezë. Në 24 orët e fundit çmimet kanë rënë më 1.61%, ku të dhjetë monedhat kryesore virtuale u zhvlerësuan, duke e çuar çmimin e Bitcoin shumë pranë nivelit të 4000 dollarëve, me një treg që përllogaritet mbi 68 miliardë dollarë, sipas coinmarketcap.com. Bitcoin u zhvlerësua nga 4,649 dollarë në 8 shtator në 4,108 në 11 shtator dhe megjithëse pati një rikuperim të vogël nga dje, duke u këmbyer me 4,378 dollarë, akoma mbetet larg nivelit më të lartë të 4984 dollarëve, në 1 shtator. Test për elasticitetin e çmimeve Rimëkëmbja e ditës së sotme vjen pas sqarimit që kanë bërë tre kompanitë kineze të këmbimit, OKCoin, Huobi dhe BTÇ, të cilat u shprehen se autoritetet kineze nuk po i largojnë nga vendi. Në 9 shtator, agjencia shtetërore e lajmeve lajmëroi se qeveria kishte mbyllur kompanitë e këmbimit. Çmimet e këmbimit ranë në vetëm brenda pak orë në 4,075 dollarë. Megjithatë çmimet u rimëkëmbën brenda së njëjtës ditë në 4,310 dollarë. Masat e Kinës ndikuan në çmim Çmimi i Bitcoin u prek nga ndalimi i qeverisë kineze, u njoftua të hënën, mbi ofertat fillestare të monedhave (ICOs). Çmimi i Bitcoin ra me $ 500 si reagim ndaj masave, por u rimëkëmb në 4.550 $ brenda 24 orëve. Monedhat kryesore patën një zhvlerësim më shumë se 10%. Në shkurt, Kina bllokoi klientët që të tërhiqnin kriptomonedhat e tyre. Më pas u lejuan sërish që të bënin tërheqje në qershor. Lajmi për bllokimin e kompanive të këmbimit ka peshuar edhe në monedhat e tjera gjithashtu etherumi është zhvlerësuar me 8.7%. Monedha virtuale Bitcoin vetëm gjatë 2017-s pati një rritje me 355%. Paqendrueshmëria Një prej arsyeve që ekspertët nuk e rekomandojnë investimin në të është paqendrueshmëria që shfaq kjo monedhë. Rreziqet nga investimi në Bitcoin E pagjurmueshme E lehtë për t’u humbur E vështirë për t’u tregtuar Ende shumë e re Nuk mund ta blesh Shumë e paqëndrueshme. /monitor/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page