top of page
123.jpg

Pesë gjërat që janë falas në aeroplan, por të cilat ju ndoshta nuk i dini

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2017
  • 1 min read

Ju keni shpenzuar para për një biletë aeroplani apo për bagazh shtesë.

Por, përveç gjërave me pagesë, përcjell Telegrafi, ka gjëra që ju mund t’i merrni edhe pa paguar asnjë cent – në shumicën e aeroplanëve.

Kujdestaria pa pagesë e fëmijëve

Edhe prindërit duhet të shkojnë ndonjëherë në objektet e tualetit. Nëse udhëtoni vetëm me një fëmijë, mos hezitoni të ndaloni kujdestarin ose stjuardesën dhe kërkoni nga ata që të kujdesen për fëmijët tuaj.

Filma, revista, lojëra …

Për të bërë fluturimin tuaj sa më të shpejtë dhe interesant të jetë e mundur, linjat ajrore ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të filmave dhe serive që mund t’i shihni në ekran në kokën e ulëses para jush.

Nëse nuk jeni një tifoz i një programi televiziv, ju mund të shijoni albume muzikore ose revista, ndërsa të rinjtë mund të kalojnë kohën duke u argëtuar me lojëra të ndryshme.

Peshqirë të lagur

Bakteret në aeroplan janë kudo, kështu që nuk është çudi që shumë veta të sëmuren pas arritjes së destinacionit të dëshiruar.

E për të parandaluar mundësinë e marrjes së sëmundjeve të pakëndshme, kërkoni nga stjuardesat një shami të lagur dhe fshij dorën me të. Shumica e linjave ajrore i kanë ato, kështu që ata do t’u japin atyre falas, sipas kërkesës.

Ndihma e parë

Ndihmën e parë mund ta merrni falas nga stafi në aeroplan. Disa kompani ajrore gjithashtu do t’ju ofrojnë një pilulë dhimbje koke.

Pako shtesë me kikirikë

Nëse stomaku juaj nuk “ndjehet rehat” pas pakos gratis të kikirikëve, pyesni stafin për përsëritje. Nëse ata kanë një suficit, ata me siguri do t’jua japin atë pa asnjë kosto shtesë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page