top of page
123.jpg

Studim! Të vetmuarit kanë mundësi tri herë më të mëdha të pësojnë sulm në zemër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2017
  • 1 min read

Hulumtuesit britanik kanë shikuar të dhënat e afro 200 mijë personave të vetmuar, dhe kanë zbuluar se 29 për qind e tyre kanë sëmundje të zemrës, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pësuar sulm në zemër. Sipas kësaj, është kërkuar një intervenim i shpejtë, për të ndihmuar ‘epideminë e qetë’, që është duke i mbytur shumë njerëz, që jetojnë të izoluar dhe pas askënd afër. Sipas pjesës më të madhe të studimit, është gjetur se izolimi social është i ngjashëm me dëmet që i shkakton ankthi, apo stresi që krijohet nga puna, transmeton Telegrafi. Më herët, ekspertët kanë kërkuar që të bëhet më shumë kundër vetmisë, sepse ndikon në shëndet dhe në mirëqenien, por tani po konsiderohet si afati i fundit, sepse faktet flasin për një problem serioz. “Kemi gjetur se njerëzit që kanë lidhje të dobëta sociale, e kanë gjendjen e zemrës, pothuajse të njëjtë me ata që kanë përjetuar infarkt. Në të shumtën e rasteve, njerëzit e izoluar kanë simptoma në zemër, njëjtë sikurse ata që përjetojnë ankthe apo të stres të madh” thuhet në hulumtimin e bërë nga Universiteti i Newcastle dhe ai i Liverpulit. “Shoqëria angazhohet shumë për njerëzit me mbipeshë, apo ata që kanë probleme me mungesë të lëvizjes, por nuk e kthen kokën nga personat e vetmuar. Kjo është një epidemi që po zgjerohet, ndërsa ka pasoja fatale” thuhet më tej rreth këtij studimi. /albeu.com/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page