top of page
123.jpg

Apple prezanton iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2017
  • 1 min read

Apple ka prezantuar zyrtarisht dy prej tre telefonëve të saj të ri për këtë vit, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus përbëjnë versione më të sofistikuara të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, që u prezantuan vitin e kaluar.

Telefonat vijnë me dizajne të njëjta sikurse paraardhësit, por me specifika shumë më të avancuara.

Risia kryesore është që këta telefona të rinj do të mund të mbushen pa kabllo.

iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin në shitje më 22 shtator, ndërsa do të mund të porositen që nga 15 shtatori.

iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB). /Express/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page