top of page
123.jpg

BE, 120 milion euro për wifi falas!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 13, 2017
  • 1 min read

Mesa duket, lidhja e një aparati celular apo kompjuter me wireless ose wifi nuk do të jetë më një “luks”, por do të jetë një shërbim që do të ofrohet falas.

Bashkimi Evropian ka akorduar një fond prej 120 milion eurosh, duke nisur që nga viti i ardhshëm për të instaluar mijëra kilometra rrjet wifi falas në zonat publike në të gjithë Evropën.

Fondi është miratuar edhe në Parlamentin Evropian, në të cilin deputetja franceze, Anne Sander shprehet: “Ngrihet shpesh pyetja se çfarë po ndërmerr më konkretisht Evropa, për shtetasit e saj. Kjo iniciativë është më konkretisht një shembull i një Evrope të dukshme dhe e nevojshme në të përditshmen e evropianëve”. Rrjeti do të prekë mbi 6 000 qytete e 8 000 fshatra në të gjithë kontinentin duek u mundësuar kështu banorëve lidhje falas me internetin.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page