top of page
123.jpg

Vajza! Ja si ta kuptoni që ai ju dashuron

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 13, 2017
  • 2 min read

Keni kohë që jeni përfshirë në takime të shumta dashurie në jetë?

Keni kërkuar nëpër internet, keni përjetuar takime të para të çuditshme, lidhje të mbushura me premtime të kota dhe dëshpëruese.

Ndërsa tani më në fund e keni gjetur dikë që mendoni se ndoshta mund të jetë i duhuri.

Por si mund ta dini nëse edhe ai do t’ua kthejë në të njëjtën mënyrë?

Komunikimi Ai në mënyrë të qartë do të tregojë se është në kërkim të një lidhjeje stabile. Nuk përmend takime, apo edhe që është në kërkim të një shoqërueseje.

Konsistenca Nuk luan lojëra fare. Ju e dini se ku qëndroni më të emocionalisht dhe fizikisht. Ai nuk pret që të jeni lexues mendjesh, pasi do të sigurohet që ju ta dini se sa shumë është i dhënë pas jush në secilin rast që i ofrohet.

Kërkon kohë cilësore Ai do të sigurohet që të bëjë plane me ju dhe të kalojë kohë sa më cilësore në shoqërinë tuaj, duke i koordinuar mire planet me oraret e tij. Do te shfaqë emocione pozitive nga ideja për te të takuar me familjen e tij dhe se sa gjëra të bukura u ka thënë atyre për ty.

Transparenca Do të kërkojë që ta bëjë lidhjen tuaj zyrtare dhe të fortë, duke u konfirmuar të tjerëve se jeni vërtetë e dashura e tij. Nuk do të ketë sjellje misterioze. Nuk do ta fshehë telefonin e tij, dhe madje as me kë është duke komunikuar përmes tij.

Mendimi Do të jetë realist, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në mënyrën se si i komunikon nevojat e tij, dëshirat e kërkuara dhe qëllimet e ardhshme.

Vëmendje Ai nuk do të ketë një varg me ish-e më të cilat ende flet dhe shoqërohet. Do të dëshirojë të ketë një grua të veçantë në jetën e tij dhe të mos i japë asaj asnjë arsye për pasiguri.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page